Hafizi: Rritja e çmimit të ujit, akt grabitqar i këtij pushteti të pashpirt

Shqipëria

Hafizi: Rritja e çmimit të ujit, akt grabitqar i këtij pushteti të pashpirt

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 10:22
Mimoza Hafizi

LIBRA është shprehur me ashpërsi ndaj rritjes së çmimit të ujit në Tiranë dhe akuzon këtë radhë edhe këshilltarët bashkiakë pa përjashtim, që duke mos e ndalur "këtë rritje pa fre" të taksave mbi qytetarët, janë bërë palë me bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj.

Mimoza Hafizi, nënkryetarja e LIBRA-s, shkruan: "Rritja e çmimit të ujit për banorët e Tiranës është akti grabitqar i rradhës i këtij pushteti të pashpirt ndaj qytetarëve të vet.

Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës që miraton këtë vendim bëhet palë me politikën e abuzimit dhe të korrupsionit.

Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës duhet të japë llogari për rritjen e pafre të taksave dhe shpenzimeve që kjo bashki vendos çdo ditë mbi kurrizin e banorëve.

Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak duhet t'i thotë ndal arrogancës dhe abuzimit. Ndryshe, është bashkëpërgjegjës."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat