Çmimi i ujit, Petrit Vasili reagon ashpër ndaj PD-së : Çorba e gëlltitur në 18 maj , vazhdon të villet

Shqipëria

Çmimi i ujit, Petrit Vasili reagon ashpër ndaj PD-së : Çorba e gëlltitur në 18 maj , vazhdon të villet

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:27
Ish kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili

Ish kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Vasili me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook” ka sulmuar ashpër Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

Duke thënë se PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.

Statusi i plotë

“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës.

PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.

Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat