Mbreti i Spanjës uron Metën: Suksese në misionin tuaj

Shqipëria

Mbreti i Spanjës uron Metën: Suksese në misionin tuaj

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:12
Mbreti i Spanjës, Filipe VI

Mbreti i Spanjës, Filipe VI, nëpërmjet një telegrami, ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për marrjen zyrtare të detyrë.

Në mesazhin e tij të urimit, Mbreti i Spanjës, i uron Metës  suksese në misionin e tij, në të mirë të begatisë, paqes dhe mirëqenies për popullin shqiptar.

Mesazhi i urimit i Mbretit spanjoll, Filipe VI për presidentin Meta:
“Me rastin e marrjes së postit më të lartë drejtues të Republikës së Shqipërisë nga Shkëlqesia Juaj, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të përzemërta, të cilave u bashkohen gjithashtu ato të qeverisë dhe popullit spanjoll!

Ju lutem pranoni Zoti President, urimet e mia më të mira për suksese në misionin Tuaj të lartë, suksese që do të jenë në të mirë të begatisë, paqes dhe mirëqenies për popullin mik shqiptar!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat