“Dallga gjigante”, pushuesit braktisin të alarmuar plazhin e Drimadhës

Shqipëria

“Dallga gjigante”, pushuesit braktisin të alarmuar plazhin e Drimadhës

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 13:09
Në video dëgjohen njerëzit teksa largohen të tmerruar duke bërtitur, pas një trazimi të vogël të detit për shkak të erës

Alarmi i dhënë nga bizneset përreth plazhit të Drimadhës se bregut po i afrohej një dallgë gjigante, ka bërë që pushuesit të braktisin plazhin brenda pak sekondave.

Në video të siguruar nga mediat shqiptare dëgjohen njerëzit teksa largohen të tmerruar duke bërtitur, pas një trazimi të vogël të detit për shkak të erës.

Por megjithatë, pavarësisht panikut, nuk ka pasur dallgë gjigante dhe as rryma të rrezikshme të cilat mund të rrezikonin jetën e pushuesve.

Gjithçka ka ardhur pas një ere të fortë që ka përfshirë bregun e detit dhe zbritjes së temperaturave me disa gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat