Mbreti i Holandës uron Presidentin Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës

Shqipëria

Mbreti i Holandës uron Presidentin Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:25
Ilir Meta, Mbreti i Holandës

Mbreti i Holandës, Lartësia e Tij, Willem-Alexander i ka dërguar mesazh urimi Kreut të Shtetit shqiptar, Sh. T. Z. Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës 

Ai ka  nënvizuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vijojnë të zhvillohen edhe gjatë mandatit presidencial të z. Meta

“Ju lutem pranoni përgëzimet e mia më të ngrohta me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës! Jam mëse i bindur se marrëdhëniet tona dypalëshe do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë mandatit tuaj presidencial në të mirë të dy popujve tanë. Ju uroj urtësi si dhe shumë suksese në detyrat e rëndësishme që keni përpara!” është shprehur Mbreti i Holandës, Lartësia e Tij, Willem-Alexander.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat