Olli: LSI të mbante qëndrim për dy këshilltarët përpara votimit

Shqipëria

Olli: LSI të mbante qëndrim për dy këshilltarët përpara votimit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 18:22
Leonard Olli

Kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Leonard Ollit tha se LSI duhet të kishtë mbajtur që ditën e djeshme një qëndrim për dy këshiltarë, nëse ishin me urdhër partie apo sipas kokës së tyre.

Në studion e lajmeve të Ora News, Olli tha se rritja e çmimit të ujit u miratua me votat e PS, LSI dhe PDIU.

Olli: Nëse ju do të shkoni në sekretarin e këshilli bashkaik do të gjeni që procedurat në fjalë janë vouar nga 25 vota të këshilltarëve të PS, 3 PDIU, dhe 2 të LSI. A janë përjashtuar sot dy këshilltarët e LSI? A kanë qenë deri në momentin që kanë votuar këshilltarë të LSI, çfarë të keqe do të kishte LSI kur unë kam kërkuar në orën 19;30 jashtë sallës të pronochet qartë dhe paekuivok  nëse ata dy këshilltarë ishin me urdhër të partisë apo ishin në kokë të tyre, vetëm sot u akuzohen dy këshilltarët  që kanë kryer një veprim korruptiv.

Olli tha se LSI i kishin kërkuar që të bojkotonte seancën e këshillit bashkiak, por për këtë nuk kishin arritur në një dakordësi. 

Olli: Në ditën e votrimi i kemi kërkuar që në mëngjres herët LSI një qëndrim të pastër dhe paekuivok në raprot me këtë çështje. I kemi bërë apel që këto kushte që i keni vënë Veliajt në gjykimin tonë janë vetëm oksion për këtë aferë mefioze dhe i kemi këkruar që sëbashku të bojkotonin që mos kishte kuroum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat