Vasili: Rama sikur ka qenë në emigracion e tani mëson për hallet e popullit

Shqipëria

Vasili: Rama sikur ka qenë në emigracion e tani mëson për hallet e popullit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:26
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shkruar një kritikë ndaj kryeministrit Rama.

Vasili shprehet se Rama i ka dalë sot kundër vetes së vet, pasi deri më tani ka qeverisur me njerëzit që punojnë në hipotekë.

Statusi i plotë i Vasilit:

Kryeministri ka qenë në emigracion për katër vjet. Tani u kthye dhe po njihet me Atdheun dhe qeverisjen e dështuar të kryeministrit Rama. Ka të drejtë në fakt Kryeministri që është mërzitur sepse kryeministri Rama s’ka zënë punë me dorë, por vetëm muhabete ka bërë.

Ndaj punë të mbarë kryeministrit të sapo kthyer në Shqipëri, që po demaskon pa mëshirë dështimin e padëgjuar të kryeministrit Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat