Drejtorët e Hetimit Tatimor i dorëzojnë dorëheqjen kryeministri Rama

Shqipëria

Drejtorët e Hetimit Tatimor i dorëzojnë dorëheqjen kryeministri Rama

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 22:28
Drejtorëe e Hipotekës në takim me Ramën

Edhe pse kryeministri Rama u kërkoi publikisht drejtorëvë të Hiptekës në vend që të dorëzonin dorëheqjen brenda 24 orëve, duket se të parët që e kanë dhënë një dorëheqje të tillë janë Drejtorët e Hetimit Tatimor.

Të paktën kështu mësohet në minutat e fundit ku thuhet se të gjithë drejtorët kanë paraqitur largimin nga puna. Nuk dihet nëse këtë ua ka kërkuar Rama, apo e kanë marrë si një nismë vetjake pasi kanë parë kërkesën që Rama u drejtoi drejtuesve të Hipotekave.

Lajmi konfirmohet për Neës 24 nga burime zyrtare. Ndërkohë që pritet një platformë vetingu për punonjësit e shërbimit. Ky ventting i posaçëm do të nisë fillimisht me Hipoteka. Ndërsa rekrutimi i punonjësve do të bëhet me një konkurs të posaçëm. Ku do të ketë edhe një komision të etikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat