Nishani: Establishmenti shqiptaro-fobë është jashtëzakonisht aktiv jashtë

Shqipëria

Nishani: Establishmenti shqiptaro-fobë është jashtëzakonisht aktiv jashtë

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 22:38
Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News i pyetur për zhvillimet në diplomacinë shqiptare, ai kërkoi kryeministrit Rama nëse mund të kishte një kërkesë të tillë që të kishte në vëmendje trupën diplomatike duke dhënë edhe arsyet se pse.

Pjesë nga intervista: 

Hila: Juve mendoni se ka pasur një kurbë rënie lineare apo rritjeje diplomatike?

Nishani: Për fatin e keq ka një kurbë rënieje. Unë do t’i kërkoja nëse do t’i kërkoja një gjë publike kryeministrit që u rimandatua është që të tregojë vëmendje dhe përgjegjmëri më të madhe në aspektin e trupit diplomatik.

Vëmendje për trajtimin e tyre. Prej disa vitesh ne i kemi neglizhuar. Shteti shqiptar nuk është i pasur, por nuk është në atë derexhe që t’i lëmë diplomatët tanë që të mos kenë mundësinë që të zhvillojnë një bisedë diplomatike në një kafe. Mos të organizojnë një pritje për 28 Nëntorin, të mos bëjnë një aktivitet për të promovuar kulturën e shqiptarëve. Establishmenti shqiptaro-fobë është jashtëzakonisht aktiv jashtë.

Ne e dimë këtë. Ne nuk mund ta luftojmë establishmentin shqiptaro-fobë nëse nuk jemi vetë aktiv. Nuk bëhet fjalë të dalim dhe të luftojmë me pushkë. Ne duhet që të krijojmë establishmentin shqiptaro-fil.

Hila: Duhet të lobojmë dhe lobimi bëhet edhe në tavolinat e kafes.

Nishani: Fillon tek tavolina e kafenesë, tek ekspozitat shkencore, të kulturës, tek prezantimi i vlerave që ka Shqipëria dhe shqiptarët. Nuk jem shtet po histori, nuk jemi shoqëri pa shtet. Për këtë arsye i kërkoj vëmendshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat