Ekspertët hedhin poshtë versionin e parë: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola e gazit!

Shqipëria

Ekspertët hedhin poshtë versionin e parë: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola e gazit!

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 10:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Ndonëse fillimisht u tha se shpërthimi në Velipojë ndodhi për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) hedh poshtë këtë version.

Sipas ekspertëve që janë futur në ambientet e lokalit ‘bombolat e gazit janë në rregull, pra nuk kanë plasur’.

“Inspektoret janë futur në ambientet e lokalit, dhe në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka sjellë shpërthimin. Ambienti është në pronësi të Seit Fishtës. Do mbajnë të gjithë procedurat administrative sipas ligjit nuk ka plasur bombol”, kanë deklaruar burime nga ISHTI.

Seit Fishta është ish-kryetar i Komunës së Velipojës, biznesmen ndërtimi dhe ish-kandidat i PS për deputet.

Zyrtarisht tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, dy prej tyre babë e bir. Po kështu janë lënduar edhe rreth 20 persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:20, ndërsa shkaktoi tronditje e panik tek pushuesit.

Digjet ndërtesa me turistë nga Kosova në Velipojë, policia jep detajet, ja kush janë 3 të plagosurit

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e sotme në Velipojë ku si pasojë e një shpërthimi mbetën të plagosur disa persona. Sipas policisë, një ndër të plagosurit është pronari i restorantit ku ka ndodhur ngjarja.

Ai quhet Besnik Zejnuni dhe është në gjendje të rëndë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë 19-vjeçarja Saida Spahija dhe 33-vjeçari Hektor Zenunaj. Pronari i restorantit është dërguar me helikopter drejt Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISE

Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal.

Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi Besnik Zejnuni 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Si dhe shtetasi Hektor Zenunaj dhe shtetesja Saida Spahija, 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.

Digjet ndërtesa me turistë nga Kosova në Velipojë, ka viktima 

Një banesë në Velipojë është përfshirë nga zjarri, ku raportohet edhe për viktima.

Burime nga vendi i ngjarjes tregojnë se në ndërtesë kishte edhe turistë nga Kosova.

Në  vend të ngjarjes kanë arritur ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët po përpiqen ta lokalizojnë zjarrin.

Bilanci i fundit tregon se janë të lenduar 20 persona ku në mesin e tyre ka të lenduar rëndë.

Mësohet se arsyeja e shpërthimit të zjarrit është bomobola e gazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat