Vijon aksioni i OSHEE-së në Burrel dhe Shkodër

Shqipëria

Vijon aksioni i OSHEE-së në Burrel dhe Shkodër

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 11:18
Ilustrim

Grupet e Task Forcës se OSHEE në Shkodër dhe Burrel, në bashkëpunim me policinë, nga kontrollet e ushtruara gjatë natës, kanë zbuluar 3 abonentë, të cilët furnizoheshin me energji përmes rilidhjes së paligjshme.

Konkretisht, nga OSHEE u procedua në Polici, Mark D. nga Mirdita, për lidhje te paligjshme të energjisë.

Nga OSHEE Shkodër nga kontrollet e Task Forcës, u zbuluan abonentët Ermir R. dhe Luigj Q., për rilidhje të energjisë.

Ndërkohë, OSHEE ka nisur një fushatë sensibilizuese me abonentët e rregullt të të pagesës së energjisë, për të denoncuar korrupsionin dhe vjedhjen e energjisë elektrike përmes disa kanaleve të komunikimit që ka vënë në dispozicion kjo kompani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat