Dhëndri i Berishës kritikon Xhelal Mziun, ja fotot që ka postuar në “Facebook”

Shqipëria

Dhëndri i Berishës kritikon Xhelal Mziun, ja fotot që ka postuar në “Facebook”

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 15:13
Jamarbër Malltezi

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha Jamarbër Malltezi, ka thumbuar përmes një statusi në “Facebook” kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu.

Ai ka publikuar disa foto ku shfaqen mbeturinat në rrugë, duke e cilësuar situatën tejet të rëndë, pasi rrezikohet jeta e njerëzve.

Statusi i plotë

Turp dhe trishtim me situaten e mbetjeve urbane ne Kamez. Imazhet jane te renda dhe te papranueshme per banoret dhe me rrezik per shendetin e njerezve. Bashkia duhet te reagoje shpejt. Eshte e vonuar. Edhe nese kjo vjen si pasoje e papergjegjshnerise apo keqdashjes se firmes se kontraktuar, kjo nuk e lehteson nga pergjegjesia Bashkine Kamez. Ta coje per ndjekje penale dhe per rrezikim shendetit te qytetareve. Por edhe duhet te kete plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane per situata emergjencash qe duhet te fuse ne perdorim. Per me teper landfilli i Sharres eshte vec 8 km larg. Kjo eshte situate e papranueshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat