Rama: Operacion kombëtar ndaj elementëve kriminalë

Shqipëria

Rama: Operacion kombëtar ndaj elementëve kriminalë

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 11:40
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë mbledhjes së task forcës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, deklaroi se “policia duhet të përgatitet për një operacion të madh kombëtar ndaj elementëve kriminalë”.

Kreu i qeverisë, pasi deklaroi se “panorama e rezultateve të arritura është qartë, me objektivin ambicioz për t'i dhënë fund kultivimit të kanabisit drejt realizimit të plotë”, theksoi se “lufta në këtë front do të përshkallëzohet në kuadër të parave të krimit dhe aseteve kriminale”.

“Policia të përgatitet për një operacion të madh kombëtar ndaj elementëve kriminalë. Përplasje pa kompromis që duhet të fillojë me të gjithë elementët shqetësues të rendit publik. Është koha për të pastruar Shqipërinë jo vetëm nga kanabisi, por edhe nga këto mikrobe të gjalla që kërcënojnë sigurinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat