Rama merr refuzimin më të madh! Ja kush po e shpërfill urdhrin e tij

Shqipëria

Rama merr refuzimin më të madh! Ja kush po e shpërfill urdhrin e tij

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 14:34
Edi Rama

Drejtorët e spitaleve rajonale sfidojnë kryeministrin Rama, i cili iu dha vetëm 24 orë kohë që ata të japin dorëheqjen dhe të largohen nga detyra.

Dje, kreu i qeverisë në një takim me drejtuesit e spitaleve, i bëri ata fajtorë për keqmenaxhimin dhe për këtë iu kërkoi të dorëzojnë detyrën. Por 24 orë më pas, nuk raportohet për asnjë drejtorë që të ketë dhënë dorëheqjen.

Report Tv kontaktoi me pjesën më të madhe të drejtorëve të spitaleve në rrethe, të cilët kanë pohuar se do të vijojnë të jenë në detyrë për të përballuar fluksin e shërbimeve gjatë muajve të verës. Drejtori i Spitalit të Sarandës, Arjan Kalcuni ka pohuar se ndodhet në krye të detyrës me kohë të plotë edhe për shkak të sezonit veror. 

Ndërkaq edhe drejtoresha e spitalit Lushnje, Panore Veliu dhe drejtoresha e spitalit Kukës, Hasije Zeneli kanë pohuar se nuk do të japin dorëheqjen.Bruna Mesini, drejtoreshë e spitalit të Vlorës është me leje deri në fund të muajt gusht dhe për rrjedhojë nuk do të japë dorëheqjen. 

Mësohet se as drejtorët e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit nuk kanë dhënë dorëheqjen. Ndërkaq në Durrës, drejtori i spitalit Alban Ramohito është larguar vetëm pak kohë më parë ndërsa Viola Çikalleshi është aktualisht e komanduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat