Mali i Zi, gati për vizitën e Mike Pence; edhe Rama i ftuar në samit

Shqipëria

Mali i Zi, gati për vizitën e Mike Pence; edhe Rama i ftuar në samit

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 16:42
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen, pritet të aterojnë në Aeroportin e Podgoricës rreth orës 18:00, ku do të priten nga kryeministri malazias, Dushko Markoviç.

Në mbrëmje, kryeministri Markoviq do të shtrojë një darkë solemne për zëvendëspresidentin Pence, ku do të marrin pjesë dhe kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviç.

Takimi zyrtar ndërmjet zëvendëspresidentit amerikan dhe kryeministrit malazias është planifikuar për të mërkurën, kur do të zhvillohet edhe Samiti i liderëve të vendeve të rajonit në kuadër të Kartës Amerikane të Adriatikut. Tema e këtij samiti do të jetë siguria në rajon.

Në këtë samit, me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi janë ftuar të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, ai i Sllovenisë Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç si dhe përfaqësuesi këshillit ministror të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiç.

Nga kabineti i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është konfirmuar se gjatë qëndrimit në Podgoricë, ai do të takojë zëvendëspresidentin Pence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat