Meta: Nxitje investimeve japoneze në Shqipëri

Shqipëria

Meta: Nxitje investimeve japoneze në Shqipëri

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 20:46
Makoto Ito dhe Ilir Meta

Ambasadorin e parë rezident të Japonisë në Tiranë, Makoto Ito, të cilit ndër të tjera i shprehu mirënjohjen për ndihmesën e madhe e të çmuar që Japonia ka dhënë në dy dekadat e fundit, si për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të Shqipërisë, ashtu edhe në fushat e arsimit e të kulturës, si dhe mjedisit.

Duke përshëndetur vendimin e Japonisë për hapjen e Ambasadës në Tiranë, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu besimin se tashmë janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet e forcohet edhe më shumë.

Presidenti Meta vlerësoi me shumë interes nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, si bashkëpunimin në fushën e turizmit ashtu dhe të bujqësisë. Në përgjigje të urimit me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta i dorëzoi Ambasadorit Ito një mesazh falënderimi për Perandorin e Japonisë Akihito.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat