Rama bën publik produktin e dëgjesave me shqiptarët, ja ankesa nr.1 e qytetarëve

Shqipëria

Rama bën publik produktin e dëgjesave me shqiptarët, ja ankesa nr.1 e qytetarëve

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 19:37
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bën publik për herë të parë një raport të përpiluar nga ankesat dhe kërkesat e qytetarëve, në rastin konkret të atyre në qarkun e Kukësit.

Kryeministri e ka postuar raportin në fjalë në profiling e tij social, duke u shprehur se kjo është një pasqyrë dhe se qytetarët e qarkut të Kukësit janë të lutur të bëjnë sugjerime. Raporti është krijuar si rezultat I dëgjesave publike që ka kryer PS dhe vetë Rama muajin korrik. Në pamje të parë, ajo që vihet re menjëherë është fakti se shqetësimi numër një për kuksianët është mungesa e ujit të pijshëm dhe shpërdorimi I parave publike që Bashkia Kukës ka bërë në lidhje me pikërisht investimet për ujin dhe kanalizimet.

Më pas në rendin e ankesave të qytetarëve vijnë ndërtimi I rrugëve dhe segmenteve të caktuara.

RAPORTI JUAJ

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Kukës.

Miqtë e këtij rrjeti nga qarku Kukës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport?????????

Faleminderit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat