Kuksiani "kujtohet" pas 10 muajsh: Gruaja më rrëmbeu vajzën, nuk i gjej, i ka “përpirë” dheu

Shqipëria

Kuksiani "kujtohet" pas 10 muajsh: Gruaja më rrëmbeu vajzën, nuk i gjej, i ka “përpirë” dheu

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 23:00
Policia e Kukesit

Një qytetar nga qyteti i Kukësit ka denoncuar në komisariatin e policisë zhdukjen e bashkëshortes së tij dhe vajzës së vogël.

Ai deklaron se me inicialet F.B dhe vajza e tyre janë larguar jashtë Shqipërisë pa dëshirën e tij. 

Kuksiani 45 vjeçar thekson gjithashtu se nuk ka marrë asnjë lajm prej tyre, por ajo që është e habitshme është fakti se shtetasi me inicialet F.B është “kujtuar” të denoncojë pas 10 muajsh nga largimi i gruas me vajzën e tij.

Policia ka nisur hetimet për gruan e kuksianit, 40 vjeçaren me inicialet L.Z.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat