Zbuloi trafikun e armëve nga Shqipëria/ Kush është detektivi grek që lajmëroi policinë?

Shqipëria

Zbuloi trafikun e armëve nga Shqipëria/ Kush është detektivi grek që lajmëroi policinë?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 22:13
ilustrim

Një detektiv privat në Greqi, është personi që zbuloi trafikun e armëve në kufirin Sarandë-Igumenicë pranë Qafë-Botës. Ai quhet Jorgo Cukali, dhe është njëkohësisht edhe këshilltar për trashëgiminë në UNESCO Pire.

Mësohet se Jorgo Cukali e njoftoi policinë e Janines lidhur me dyshimet që kishte se në kufirin greko-shqiptar, në vendin e quajtur Qafë-Botë, pranë pikës kufitare të Mavromatit bëhej trafik armësh. Fill pas këtij denoncimi, policia e Janinës ka organizuar operacionin në afërsi të Qafë-Botës, edhe pse është territor i Igumenicës. BW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat