30-vjeçari qëllon me kallashnikov drejt banesës së komshiut

Shqipëria

30-vjeçari qëllon me kallashnikov drejt banesës së komshiut

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 09:40
ilustrim

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e armëve, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtuf të Kaçinarit në Mirditë, ku 30-vjeçari Vitor Gjoka qëlloi me kallashnikov drejt banesës së fqinjit të tij me iniciale L.M 24 vjeç.

Policia thotë se pas një sherri mes tyre, 30-vjeçari mori kallashnikovin dhe qëlloi pranë banesës së 24-vjeçarit e më pas u largua për t’u fshehur.

Uniformat blu nisën kontrollin në zonë për të gjetur Vitor Gjokën, i cili u kap jo shumë larg vendit të ngjarjes. Ai u arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe ju sekuestrua kallashnikovi me 48 fishekë me të cilin qëlloi drejt banesës së komshiut.

Sipas policisë, shkak i sherrit mes dy personave kanë qenë motivet e dobëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat