OSHEE: Bregdeti po furnizohet rregullisht me energji

Shqipëria

OSHEE: Bregdeti po furnizohet rregullisht me energji

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 12:27
Bregdeti

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëri të ditur të premten se zonat bregdetare të vendit po furnizohen rregullisht me energji elektrike.

Nga të dhënat e fundit rezulton se të gjithë fidrat që furnizojnë këto zona janë në punë, përfshirë ata që mbajnë me energji institucionet e rëndësisë së veçantë.

OSHEE bën me dije se për jugun po përdor fuqi shtesë, pasi ka vendosur një nënstacion të lëvizshëm në Borsh, rasti i dytë ky pas atij të Himarës vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat