“Edi Rama po e blen energjinë me çmim 3 herë më të lartë, Llalla të nisë hetimet për këtë zhvatje”

Shqipëria

“Edi Rama po e blen energjinë me çmim 3 herë më të lartë, Llalla të nisë hetimet për këtë zhvatje”

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 17:54
Sali Berisha

Paratë që duhej të shpenzoheshin për blerjen e energjisë elektrike dhe të kovave për shuarjen e flakëve nuk janë mirëmenaxhuar, por në të kundërt, janë shvatur.

Ky është konkluzioni në të cilin del ish kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se tashmë, për shkak se paratë e shtetit janë përdorur për zgjedhjet, Rama është detyruar që energjinë elektrike tashmë ta blejë me trefishin e çmimit me të cilën do të blente, nëse do të ishte “kujtuar” që në prill.

E njëjta situatë ndodh edhe me nevojën për luftimin e flakëve, që sipas Berishës është një tjetër shenjë për mënyrën sesi po menaxhohen paratë e buxhetit. Ish kryeministri shprehet se ndërkohë që Shqipëria digjej, kryeministri i vendit urdhëronte nga resorti ku po pushon marrjen me qira të disa helikopterëve të vegjël, në vend që të blinte mjete të posaçme.

Për më tepër lexoni arsyetimin e Sali Berishës:

Akti normativ per blerje energjie dhe ai i kovave per helikopteret, nje aktakuze e vertet!
Te dashur miq, pas zbrazjes elektorale te digave dhe djegies se mijra e mijra hektare pyjesh ne te kater anet e vendit, dje, Norjega, nga resorti ku po pushon, ne kundershtim flagrant me Kushtetuten miratoi aktin normativ mbi shtesen e shpenzimeve buxhetore prej 60 milione eurosh per:

- Blerjen e energjise, pasi zbrazi digat dhe zhyti vendin ne erresise ne kulmin e sezonit turistik, me trefishin e çmimit, dhe vjedhjes se madhe krahasuar me blerjet qe duheshin bere qe ne prill me çmim tre here me te ulet dhe duke ruajtur rezerven ujore te kaskades se Drinit.

Mirepo Rama, duke menduar se do humbiste zgjedhjet, zbrazi digat si kurre ndonjehere me pare. Ai zhyti vendin ne erresire dhe tani po blene energjine me Çelen e tij nga Ibiza, me trefishin e çmimit, duke vjedhur dhe shperdoruar se paku 70 milione euro kete vere.
- Blerjen e kovave te medha per helikopteret e medhenj te Ushtrise per shuarjen e zjarreve, vetem pasi vendi u dogj dhe poq nga flaket ne te kater anet. Shtoj ketu se helikopteret e medhenj te Ushtrise, qe u porositen nga qeveria e mepareshme, kane ardhur tre vjet me pare, por ne vend te kovave dhe mjeteve te shuarjes se zjarrit u porositen kanxha dhe kordone per transportin ne Vermosh te materialeve te ndertimit per vilen luksoze te ministres.

Ne permbushje te kesaj detyre antiligjore, u zhyt ne liqenin e Shkodres njeri prej tyre.
Ndersa gjate kesaj vere, ne vend qe te porositeshin me urgjence kovat qe mbajne tonelata uje, leket u shpenzuan duke kontraktuar helikoptere te vegjel privat qe mbartnin kova te vogla pothuaj sa nje fuçi uje.
Duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimet e papergjegjshme dhe antikushtetuese te Edvin Kristaq Rames, i bej thirrje prokurorit te pergjithshem te hetoje me perparesi aktin e megakorrupsionit te tij te radhes! sb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat