“Baxhanaku i ish- ministrit Beqja vjedh para me tenderat e spitaleve në Vlorë”

Shqipëria

“Baxhanaku i ish- ministrit Beqja vjedh para me tenderat e spitaleve në Vlorë”

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 21:44
Ish ministri Ilir Beqja

Ish ministri Ilir Beqja është vënë sërish nën akuzë, kësaj here për tenderat e qeverisë në lidhje me pastrimin e spitaleve në Vlorë.

Ky është denoncimi i publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet “qytetarit digjital”. Sipas Berishës Ilir Beqja së bashku me baxhanakun e tij kanë marrë për vetë tenderat për pastrimin e spitaleve në Vlorë, konkretisht atë të spitali psikiatrik. Sipas denoncimit baxhanaku i ish ministrit merr 30% të vlerës së tenderit.

Më poshtë mund të lexoni të plotë denoncimin e publikuar nga Sali Berisha.

Qytetari dixhital denoncon:

– Mafien, qe kontrollon te gjithe tenderat e pastrimit te spitaleve dhe rrobave!

– Baxhanakun e famozit Beqja qe merr 30%!

“i nderuar z Berisha , si cdo gje dhe pastrimin ne spitalin psikiatrik ne vlore e ka marr devis shpk kompani me pronesi te Kristina Lenka,gruaja pa celebrim por me femije e lefter lamajt. Ky eshte krytari nje grupi kriminal qe merret me droge vrasje. 

Vellai vet eshte ne burg i arrestuar me vendim te gjykates italiane, Lefteri ka letrat qe i kane ardh nga italia po ja zhduku ministria e drejtesise . Keta kane kap me presion e shantazhe gjithe tenderat e pastrimit dhe larjes se rrobave. Beqen e kane si ushtarin e tyre se per cdo pune i japin baxhanakut te Beqes 30%. I bejne presion per terheqje nga gara duke perdor kriminel gjithe kompanive por dhe drejtoreve te spitaleve.Kane nje organizim te mirefillte mafioz.”

I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi akuzat publike te qytetarit dixhital! sb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat