Sarandë/Detaje, ja pse ndërroi jetë 74-vjeçarja

Shqipëria

Sarandë/Detaje, ja pse ndërroi jetë 74-vjeçarja

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 10:44
Plazh në Sarandë

Ditën e sotme rreth orës 08:55 në Sarandë në plazhin e quajtur “Çentrali” në plazh  është gjetur e pajetë një shtetase e moshuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar shtetasen A.B., 74 vjeçe, banuese në Sarandë, të pajetë në breg të detit.

Nga verifikimi dhe hetimi paraprak i policisë rezulton se kjo shtetase ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore (kardiake). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat