Rama falenderon ministrat e Bashës: Suksese në jetë

Shqipëria

Rama falenderon ministrat e Bashës: Suksese në jetë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 13:35
Lulzim Basha/Edi Rama

Pas largimit nga qeveria, ministrat teknikë të Bashës dolën me një raport i cili përmblidhte punën e tyre në qeveri por edhe një rezultat mbi zgjedhjet e mbajtura më 25 qershor.

Dhe rezultati përfundimtar i ministrave teknikë ishte që zgjedhjet që nxorrën fitues Ramën me 74 deputetë ishin të manipuluara.

Këtij raporti iu përgjigj flakë për flakë kryeministri Edi Rama i cili jo vetëm që i falenderoi për kontributin e tyre në qeverisjen e përbashkëtët por i uroi edhe “suksese në jetë”.

Burime nga zyra e kryeministrit thonë se Rama ka deklaruar se raporti i ministrave teknikë është një dokument politik duke e cilësuar të njëanshëm dhe aspak të vërtetë.

Ditën e sotme reagoi për herë të parë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha I cili duke u mbështetur në raportin e ministrave teknikë deklaroi edhe njëher se zgjedhjet e 25 qershorit u manipuluan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat