Edi Rama rikthehet në zyrë, zbulohen detaje nga pushimet e tij

Shqipëria

Edi Rama rikthehet në zyrë, zbulohen detaje nga pushimet e tij

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 21:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij kanë mbyllur dje pushimet në Dhërmi dhe janë kthyer në Tiranë.

Gjatë të gjithë 20 ditëve të qëndrimit të Ramës në rezidencën e Dhërmiut nuk ka hyrë dhe dale asnjë politikan. Ndërkohë të gjitha burimet e Newsbomb.alnë kabinetin aktual qeveritar apo selinë rozë, konfirmojnë të njëjtën gjë: Edi Rama nuk ka kontaktuar askënd për qeverinë e re.

Të vetmet kontakte të shefit të qeverisë me Tiranën gjatë 20 ditëve të largimit të tij, kanë pasur të bëjnë me situatën e zjarreve dhe aktin normativ të qeverisë për rishikimin e buxhetit të shtetit. Pushues të rezortit të Jalës e kanë parë Edi Ramën të darkojë tre herë, së bashku me bashkëshorten Linda dhe grupe miqsh të huaj.

Ndërsa një ditë Edi Rama është parë të udhëtojë me Baton Haxhiun nga Himara në Qeparo. Mbeten edhe 7 ditë përpara se sa kryeministri të publikojë qeverinë e re, për të cilën ka pasur zëra të ndryshëm por të pakonfirmuar. Sot Edi Rama ka shkuar në zyrë ku mesohet se ka qëndruar gjatë gjithë paradites me njerëzit e tij, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, shefen e kabinetit Vali Bizhga, Sekretarin e Përgjithshëm Engjell Agaci dhe Drejtorin e Komunikimit Endri Fuga.

Një burim i besueshem në selinë e qeverisë i tha Newsbomb.al se ne axhenden e punës se shefit të qeverisë nuk është parashikuar asnjë takim me ministra apo ish-ministra, deri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Këtë javë parashikohen vetëm dy aktivitete publike të kryeministrit. Një takim ditën e enjte në Ministrinë e Jashtme me ambasadorët shqiptarë në botë dhe një takim ditën e shtunë me kryeministrat e Ballkanit në Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat