Vlorë/Sherri me kaçavida, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk janë punonjësit tanë

Shqipëria

Vlorë/Sherri me kaçavida, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk janë punonjësit tanë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 20:46
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar për një komunikatë të Policisë së Vlorës, ku thuhej se dy punonjës të saj janë konfliktuar me mjete të forta.

Sipas OSHEE-së, të dy këta persona nuk kanë lidhje me këtë kompani. Në një komunikatë ajo shkruan se personat e konfliktuar janë, njëri elektricist pranë Bashkisë së Vlorës dhe tjetri i njohuri i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat