Urdhri i dyshimtë, ekspertët e reformës: Gjykata futet në kolaps

Shqipëria

Urdhri i dyshimtë, ekspertët e reformës: Gjykata futet në kolaps

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 20:16
Artan Hoxha

Ekspertët e nivelit të lartë i bëjnë apel kreut të Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajro, të rishikojë urdhrin që i ndan gjyqtarët në dy kategori, ata të themelit dhe të hetimit paraprak sepse jo vetëm rrezikohet që shqyrtimi i dosjeve të hyjë në kolaps, por shkelet edhe legjislacioni.

Sipas profesorit Artan Hoxha shmangia e shortit dhe caktimi i 12 gjyqtarëve paraprake sipas një grafiku të paracaktuar është vetëm njëra nga abuzimet.

“Ky është gjyqtar që nuk përjashtohet nga shorti dhe e dyta ndarja e gjyqtarëve në themeli dhe paraprake nuk është koncepti i KPP ata janë të gjithë gjyqtarë, të ndash Gjykatën në dy pjesë e bllokon Gjykatën. E para paracakton një grup gjyqtarësh që do merren me hetimin paraprak dhe një tjetër që do merret me themelin , kjo është plotësisht e gabuar dhe e fut Gjykatën në kolaps”, u shpreh Prof. Dr. Artan Hoxha.

Por çfarë hijesh të tjera mund të hidhen mbi këtë urdhër?!

“Ky është një moment shumë i rrezikshëm për të vënë në dyshim procesin deri në mundësi për korrupsion dhe veprime që bien në kundërshtim me ligjin sepse një prokuror mund ta çoje dosjen për pushim tek gjyqtari që ai e di që ndodhet në grafik”, deklaroi Hoxha.

Sipas urdhrit të kryegjyqtares Hajro ngelen vetëm 12 gjyqtarë penalë që do të shqyrtojnë në themel 800 dosje e depozituara. Ndërkohë që nga ana tjetër ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale për figurën e gjyqtarit paraprak ndodhen në Gjykatën Kushtetuese sipas një kërkese të Unionit të Prokurorëve që pretendojnë cenim të atributeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat