Zjarr në një dyqan parfumesh te “Blloku”, reagon policia, ja çfarë thotë

Shqipëria

Zjarr në një dyqan parfumesh te “Blloku”, reagon policia, ja çfarë thotë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 22:30
Ilustrim

Një zjarr ka rënë në një dyqan parfumesh te zona e ish-bllokut te rruga ‘Brigada 8’.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikset, ku kanë konstatuar një dyqan parfumerie i cili kishte marrë flakë. Forcat zjarrfikse kane vëne nën kontroll situaten dhe kane fikur zjarrin.

Njoftimi i policise

Tiranë Paraprake Më datë 25.08.2017, rreth orës 20:50, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Brigada VIII”, ka rënë zjarr. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikset, ku kanë konstatuar një dyqan parfumerie i cili kishte marrë flakë. Menjëherë forcat zjarrfikse kanë bërë të mundur vënjen nën kontroll e më pa fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe ekspertët e zjarrit po punojnë për identifikimin e shkakut të rënjes së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat