Eurokomisioneri Hahn ka një mesazh të rëndësishëm: Ju lutem shqiptarë, mos e bëni!

Shqipëria

Eurokomisioneri Hahn ka një mesazh të rëndësishëm: Ju lutem shqiptarë, mos e bëni!

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 12:54
Johanes Hahn

Në përfundim të takimit informal mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, eurokomisioneri Johanes Hahn ka patur një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët, në konferencën e përbashkët të zhvilluar me Kryeministrin Rama.

Eurokomisioneri Johanes Hahn i është drejtuar direkt qytetarëve shqiptarë me një lutje, që të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së, pasi nuk do të përfitojnë gjë, përveçse do të dëmtojnë vetë Shqipërinë dhe imazhin se ky shtet është i paaftë për t’u integruar në Europë.

“Disa vende të BE-së  të cilat janë prekur nga azilkërkuesit, po  e njohin përpjekjen e Shqipërisë për të reduktuar numrin e azilkërkuesve. Është e pabesueshme që sot qytetarët e BE-së të marrin azil në  një nga vendet e BE-së. Ju lutem mos e bëni, pasi dëmtoni edhe vendin tuaj, duke krijuar idenë që Shqipëria nuk është gati për të bërë pjesë e BE-së.”-tha Hahn.

Në lidhje me datën e hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, Hahn është shprehur se nuk dëshiron të flasë për një ditë, por për rezultatet që do të sjellë vettingu. Hahn është shprehur se BE po pret të shohë rezultatet e para.

“Presim që të shohim rezultat e para të Vetingut.  Do të ketë një rekomandim për Shqipërinë, por nuk dua të them ndonjë datë. Do të jetë zgjuarsia politike ajo që do ta vendosë këtë. Të jeni të siguritë që ekipi ynë është i vendosur për ta çuar Shqipërinë para dhe kjo është arsyeja që kemi shpenzuar kaq shumë energji gjatë këtyre muajve të fundit.”-tha Hahn.

Eurokomisioneri ka folur gjithashtu edhe për takimin e zhvilluar në Durrës, duke thënë se BE është e interesuar që cilësia e jetës në shtetet e Ballkanit Perëndimor të rritet. Hahn tha se BE mbështet të gjitha këto shtet në aspiratat e tyre për të hyrë në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat