Berisha sulmon Edi Ramën: Qeveria që do shpallësh nesër, një grup ndrikullash dhe kumbarësh të ulur rreth tepsisë

Shqipëria

Berisha sulmon Edi Ramën: Qeveria që do shpallësh nesër, një grup ndrikullash dhe kumbarësh të ulur rreth tepsisë

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 21:56
Sali Berisha

Për ish-kryeministrin Sali Berisha qeveria e shpallur nesër nga Edi Rama nuk do jetë asgjë tjetër përveçse një grup ndrikullash dhe kumbarësh të ulur rreth një tepsie të mbushur plot e përplot.

Përmes një shënimi në Facebook, Berisha shkruan se nesër kryeministri Rama do të shpallë tepsi-qeverinë, e cila do ketë një pamje unike, një grup ndrikullash dhe kumbarësh të ulur përreth një tepsie të mbushur plotë e përplotë, që duke ngrënë këndojnë këngën popullore me refrenin tashmë të njohur: “rrofsh e qofsh o timonieri ynë”…

Shënimi i plotë:

Noriega neser shpall tepsi-qeverine!

Te dashur miq, neser Noriega shpall para shqiptareve tepsi-qeverine. Pra neser shqiptaret do shohin nje pamje unike, nje grup ndrikullash dhe kumbaresh te ulur rreth nje tepsie te mbushur plote e perplot, dhe qe duke ngrene kendojne kengen popullore me refrenin tashme te njohur:

“rrofsh e qofsh o timonieri yne 
qe na e mbushe plote tepsine!!
me hallva e bakllava 
lum tepsia qe te ka!” sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat