Rama: Bashkëqeverisja me qytetarët, njësoj si krijimi i një partie të re

Shqipëria

Rama: Bashkëqeverisja me qytetarët, njësoj si krijimi i një partie të re

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 11:45
Edi Rama

Kreu i qeverisë  Edi Rama u shpreh para anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste, se ky tani bashkëqeverisja e vërtetë me qytetarët, duke e konsideruar atë njësoj sikur me krijimin e një partie të re.

“Dua të jem menjëherë fare i qartë, bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm nuk është togfjalësh propagandistikë, është një sfidë reale për të ndërtuar dhe vënë në funksionim një koalicion real, fillimisht në nivel qendror, të cilën në dy vite edhe në nivel vendor”, tha ai.

“Ky proces është baras me krijimin e një force të re politike. Jemi në fillesën e një projekti të ri politik me frymëzimin nga poshtë dhe me reflektimin tonë nga lart. Shqipërisë i duhet, shqiptarët e duan dhe ne duam t’i japim një forcë atipike e imponuar nga nevoja e vendit, për të çuar në një stad të ri shtetin, një bashkim i domosdoshëm njerëzish nga të gjitha shtresat për të mundësuar arritjen e këtij stadi të ri”, shtoi kryeministri.

“Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që u mëshirua si një motivim popullor dhe që u materializua si një fuqi popullore me shumicën tonë absolute. Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që na mundësoi ne privilegjin për të udhëhequr si një forcë e vetme Shqipërinë, pavarësisht të gjitha rrengjeve që na organizuan nga të katërta anët. Ky është mandati ynë më i vështirë që kur unë jam në këtë detyrë”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat