E zyrtarizon Rama: Ja kush është kryetari i ri i Kuvendit

Shqipëria

E zyrtarizon Rama: Ja kush është kryetari i ri i Kuvendit

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:24
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në Asamblenë e PS-së se Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i Kuvendit të ri.

"Mandati ynë i ri kërkon që ne t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm i Kuvendit për këtë mandat. Ndaj është nder dhe krenari që ne t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë",  tha Rama.

Në maj, Kryeministri Edi Rama inauguroi muzeun e “Shtëpisë së Gjetheve”, i cili ka risjellë në kujtesën e shqiptarëve shtëpinë nga e cila përgjoheshin dhe ku përdoreshin tortura speciale kundër kundërshtarëve politik në kohën e diktaturës.

Një nga objektet e ekspozuara është edhe një foto që pasqyron hierarkinë e ministrave të Brendshëm, që drejtonin këtë shtëpi torturash.

 “Piramida e varësisë partiake dhe administrative”, shkruhet në këtë fotografi në majë të së cilës qëndron Enver Hoxha dhe më poshtë emra famëkeq si Mehmet Shehu, Feçor Shehu, Aredin Shyti, Hekuran Isai, Simon Stefani, Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi, kryeparlamentari i ri i zgjedhur nga Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat