Pasojat e zjarreve, shkatërrohet ekosistemi në Gjirokastër

Shqipëria

Pasojat e zjarreve, shkatërrohet ekosistemi në Gjirokastër

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 15:11
Zjarret në Shqipëri

Zjarret masive që kanë përfshirë natyrën shqiptare këtë verë kanë shkatërruar habitatin natyror të dhjetëra shpendëve, kafshëve dhe mikrogjallesave në të dy krahët e luginës së Drinos në Gjirokastër.

Nëse nuk nisin reshjet, zjarrfikësit po mendojnë të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, e ndërsa specialistët thonë se rikuperimi i dëmit që kanë bërë zjarret në ekosistem është i paçmueshëm dhe  kërkon dekada.

“Është shkrumbuar thuajse gjithë pjesa e Malit të Gjerë nga të dy krahët. Bashkë me florën digjet edhe fauna, lepuri, dhia e egër, dhelpra e ariu, që nuk i largohen dot zjarrit. Zjarret shkaktojnë katastrofa që për t’u rikuperuar duhen disa vite, sepse bashkë me ta dëmtohet e gjithë sipërfaqja e parë e tokës”, thotë Kleanthi Mandi, ekspert biolog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat