Berisha: Rrethi i kuq po ngushtohet gjithnjë e më shumë

Shqipëria

Berisha: Rrethi i kuq po ngushtohet gjithnjë e më shumë

Nga: A.M. Më: 31 gusht 2017 Në ora: 16:00
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të lajmeve të mediave amerikane për prodhimin e drogës  në Shqipëri.

Po ashtu, Berisha ka thënë se prodhimin dhe trafikun e drogës, SHBA e konsiderojnë gjithnjë faktor madhor të shkatërrimit të shtetit ligjor, destabilizimit të vendit dhe një burim të rrëzikshem financiar për financimin e terrorizmit.

Postimi i plotë:

Noriga ne rreth te kuq!

Te dashur miq, lajmi i dhene dje nga te gjitha mediat, sipas te cilit SHBA, Agjensia Qendrore e Zbulimit (CIA) konsiderojne Shqiperine vend kryesor te prodhimit dhe trafikut te drogave ne Europe dhe nder me kryesoret ne bote, perben nje zhvillim dramatik per Noriegen dhe narkoshtetin e tij ne Shqiperi.

Prodhimin dhe trafikun e droges, SHBA e konsiderojne gjithnje faktor madhor te shkaterrimit te shtetit ligjor, destabilizimit te vendit dhe nje burim te rrezikshem financiar per financimin e terrorizmit.

Vetem pak jave me pare, nje raport i organeve te zbatimit te ligjit i Mbreterise se Hollandes denoncon rritjen me 700% te krimit shqiptar ne kete vend tre vitet e fundit. Noriega i Europes, javen qe kaloi me gjuhen e Mannuelit, pra Norieges se Panamase, i deklaroi komisionerit Hann, i cili i kishte ngritur shqetesimin e madh te BE per krimin dhe drogen e Shqiperise, se ai refuzonte keto akuza te BE. A do ti thote Noriega edhe qeverise amerikane se refuzon akuzat e CIA per Shqiperine si vend kryesor i prodhimit dhe trafikmit te droges kete nuk e di, por nje gje eshte e sigurte, se rrethi i kuq po ngushtohet gjithnje e me shume per te! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat