Vrasja e Gjyqtares/ Kryemadhi: Vrasja e paralajmëruar e një nëne, akti më i rëndë

Shqipëria

Vrasja e Gjyqtares/ Kryemadhi: Vrasja e paralajmëruar e një nëne, akti më i rëndë

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 16:55
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e ka cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda vrasjen e gjyqtares, Fidize Hafizi. Përmes një reagimi në Facebook, Kryemadhi thekson se të gjithë mbajnë përgjegjësi për vrasjen e një nëne, por më shumë mbajnë ata që lanë të lirë vrasësin.

Ndërsa i ka bërë apel të gjitha institucioneve që të reagojnë me forcë, që kjo ngjarje mos harrohet siç ndodh rëndom në vendin tonë.

Ja postimi i Kryemadhit:

Vrasja e paralajmëruar e një nëne, gruaje për më tepër gjyqtare është akti më i rëndë dhe katastrofik që mund t’i ndodhë një vendi që pretendon të jetë anëtar i BE. Me revoltën e një nëne, me forcën e një gruaje që ka përballuar shumë vështirësi në jetë dhe me kurajon e përfaqësimit të një force politike si LSI, sot ngre zërin tim fuqishëm kundër këtij sistemi që ende dhunon gratë e pafajshme. Të gjithë ne mbajmë përgjegjësitë tona për këtë situatë të rëndë, por më shumë duhet të ndihen përgjegjës ata që e lanë nënën e dy fëmijëve në dorën e një vrasësi që disa herë e kishte paralajmëruar aktin e tij të burracakërisë. Policia, gjykata, shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, politika dhe e gjithë shoqëria shqiptare duhet të reagojë me forcë dhe efikasitet. Qarravitjet në rrjetet sociale apo emisione televizive nuk mund ta zgjidhin kurrë këtë situatë të rënduar të krimit në familje. Duhet që çdo gjë të nisë nga vetë ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat