Vrasja e gjyqtares në mes të Tiranës, reagon delegacioni i BE: Jemi të tmerruar

Shqipëria

Vrasja e gjyqtares në mes të Tiranës, reagon delegacioni i BE: Jemi të tmerruar

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 17:21
Ilustrim

Pas vrasjes së gjyqtares Fidize Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj sot në Tiranë, nuk ka tronditur vetëm opinionin publik, por edhe atë ndërkombëtar.

Delegacioni i BE-së në vendin tonë, ka reaguar me tone të forta lidhur me këtë ngjarje që ndodhi sot në vendin tonë.  

Delegacioni i Bashkimit Europian është shprehur i tmerruar nga kjo ngjarje dhe u shpreh se mbrojtja e grave është një përgjegjësi e plotë e shtetit.

“Të tmerruar! Një tjetër viktimë e dhunës në Shqipëri. Mbrojtja e grave nga kërcënimet është përgjegjësi e plotë e shtetit. Institucionet përkatëse të përgjigjen menjëherë. Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë në dëshirën e tyre për ta jetuar jetën si duan,” u shpreh delegacioni i BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat