Facebook kupton që gjyqtarja shqiptare ka vdekur, shikoni se çfarë shkruan në profilin e saj

Shqipëria

Facebook kupton që gjyqtarja shqiptare ka vdekur, shikoni se çfarë shkruan në profilin e saj

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 20:10
Profili i Fildes Hafizit dhe mesazhi i Facebook

Rrjetet sociale po bëhen gjithnjë edhe më të "mençura" dhe të sofistikuara. 

Facebook ka vendosur një shënim në profilin e gjykatëses Fildes Hafizi të ekzekutuar sot në Tiranë nga ish-bashkeshorti duke kuptuar se ajo ka ndërruar jetë. 

"Në përkujtim të Fildesit! Urojmë që ata që e kanë dashur të gjejnë ngushëllim duke vizituar profilin e saj"., - shkruan ndër të tjera Facebook në profilin e saj.

Ky është një opsion i ri i Facebook, i cili të lejon që të vendosësh për fatin e profilit në rastet kur ndërron jetë. 

Facebook e ka perceptuar që Fildes Hafizi ndërroi sot jetë duke i vendosur këtë shënim në profil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat