Kryeministri Rama reagon për vrasjen e gjyqtares

Shqipëria

Kryeministri Rama reagon për vrasjen e gjyqtares

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 21:04
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e gjyqtares së Shkodrës Fildes Hafizi.

Në një postim në Facebook, Rama u ka kthyer përgjigje akuzave politike në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe funksionimin institucioneve shtetërore.

Kryeministri i quan krokodilë ata që sot akuzojnë, ndërsa ka bërë thirrje që reforma në drejtësi dhe vetingu të vazhdojnë.

 “Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam”, shkruan Rama.

Gjykatësja e Gjykatës së Shkodrës, Fildes Hafizi 39 vjeç u qëllua për vdekje me armë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi 53 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

Në vitin 2015, ish-burri kishte tentuar ta vriste gjyqtaren në Golem, por ngjarja ishte shmangur dhe 53-vjeçari u dënua me 3 vite për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, por vuajti vetëm rreth 1.6 vite burg. Fildes Hafizi kishte disa urdhra-mbrojtje pasi dhunohej nga ish-bashkëshorti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat