Ish- aleati “godet” Ramën: S’mund të fshehësh me një perde identitetin kombëtar

Shqipëria

Ish- aleati “godet” Ramën: S’mund të fshehësh me një perde identitetin kombëtar

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 17:55
Vangjel Dule dhe Edi Rama

Tema e mbulimit apo jo të bustit të heroit tonë kombëtar Skënderbeu nga ana e komunitetit mysliman me rastin e festës së Bajramit ka sjellë reagime të forta në publik.

Ish- aleati i Edi Ramës, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e akuzon se me këtë akt po kërkohet të fshihet identiteti kombëtar.

“Kaq larg të çon makiavelizmi z Rama sa të mendosh se me një perde mund të fshehësh edhe identitetin, edhe historinë?!”, shkruan Dule.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat