Librazhd/ E moshuara ngel në mes të lumit Shkumbin, ndodh mrekullia në pak sekonda

Shqipëria

Librazhd/ E moshuara ngel në mes të lumit Shkumbin, ndodh mrekullia në pak sekonda

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 20:07
Librazhd

Një tragjedi është shmangur pasditen e sotme në lumin Shkumbin në qytetin e Librazhdit.

Në mungesë të urave, problematikë e ngritur prej kohësh, qytetarët detyrohen të kalojnë përmes lumit. Të njëjtën gjë ka bërë dhe një  e moshuar, pa e ditur se për pak kjo mund të kishte rezultuar fatale për të.

Sipas mesazhit të dërguar në redaksinë e InfoElbasani, ka qenë një person, i cili rastësisht ka pikasur të moshuarën që rrezikonte të mbytej dhe është ofruar ta ndihmojë.

Ja çfarë shkruan qytetari:

"Sot ishim duke drekuar në një lokal buzë lumit Shkumbin në afërsi të Librazhdit. Në kahun tjetër të lumit një grua e moshuar rreth 75-80 vjeçe përveshi këmbët dhe u fut që të kalonte lumin Shkumbin. Eci mirë deri në mes të lumit, por pastaj e humbi. E moshuara nuk po bënte më asnjë hap para dhe në një çast humbi ekujlibrin dhe ra në ujë. U ngrit përsëri, por dukej që nuk orientohej më. Ajo po rrezikonte të mbytej. Dikush aty pranë nesh e kuptoi që plaka po rrezikonte të mbytej ndaj u çua menjëherë dhe rendi drejt saj. Ai e ndihmoi të moshuarën të dalë në breg. Pasi u qetësua plaka është nisur për në shtëpi. Siç tregoi, ajo kish qenë tek vajza e saj.  Ja kështu shpëtoi kjo grua sot po falë Zotit u fut në ujë në drejtimin që kishte njerëz se po të ishte futur më poshtë ose më lart tani do të ishte e mbytur. Po ju nisim edhe foton e plakës. Faleminderit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat