Vrasja e gjyqtares Hafizi: Mësohet çfarë i tha ish bashkëshortit para se ta qëllonte me armë

Shqipëria

Vrasja e gjyqtares Hafizi: Mësohet çfarë i tha ish bashkëshortit para se ta qëllonte me armë

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 10:45
Fadil Kasemi

Vrasja e 39-vjeçares Fides Hafizi, e cila punonte si gjyqtare në Shkodër, nga ish bashkëshorti i saj ka tronditur gjithë opinionin publik. 

53-vjeçari Fadil Kasemi e qëlloi ish gruan e tij e cila ishte edhe nëna e dy fëmijëve nga martesa e tyre, në mes të ditës me një plumb në kokë.

Dëshmitarët okularë deklaruan në polici se autori u afrua gjakftohtë. Po sipas tyre, sapo ai nxori pistoletën, gruaja bërtiti duke i thënë: “Mos më merr në qafë”.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, autori i vrasjes së Fildes Hafizi, nuk është dorëzuar sikurse pretendohej deri më tani, por është arrestuar nga policia.

Sipas prokurorisë, pas vrasjes Fadil Kasemi kishte marrë një furgon duke i treguar armën shoferit .

Drejtuesi i mjetit, i frikësuar nga kjo situatë ka ndezur makinën dhe pasi ka bërë disa metra rrugë, në afërsi të komisariatit nr.1 ka parë një patrullë policie. Ka hapur krahun dhe ka zbritur menjëherë dhe ju është drejtuar uniformave blu:

“Kapeni personin që kam në makinë, ai ka armë me vete, mund të jetë vrasësi”. Pas kësaj, oficerët e policisë kanë bërë shoqërimin e tij, ku rezultoi të ishte autori i vrasjes së rëndë. Me vete iu gjet edhe arma e krimit.

53-vjeçarit i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar 0.045%. Gjithashtu, policia po bën verifikimet për të parë nëse në telefonin e të ndjerës ka pasur mesazhe apo biseda kërcënuese nga ish-burri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat