“Mbulimi” i Skënderbeut, qytetarët i kërkojnë llogari Ramës: Reago, ose i vumë flakën parlamentit

Shqipëria

“Mbulimi” i Skënderbeut, qytetarët i kërkojnë llogari Ramës: Reago, ose i vumë flakën parlamentit

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 09:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për të uruar një ditë të mbarë për këtë të dielë për qytetarët me një artikull të "Wall Street Journal" për Gjirokastrën. “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull për Shqipërinë dhe Gjirokastrën, botuar në Wall Street Journal”, shkruan Rama.

Por teksa ka postuar foton e ditës, ndërsa më herët një foto nga takimet në Francë komentet e shumta janë përqendruar te "mbulimi" i disa ditëve më parë i statujës së Skënderbeut të cilët qytetarët i kërkojnë një sqarim për “incidentin” në ditën e Kurban Bajramit.

“Presim një përgjigje nga ju zoti kryeministër pse u mbulua Skënderbeu, jam shqiptar dhe nuk më intereson feja por bëni kujdes se gjërat nuk po shkojnë mirë me gjithë ato xhamia, thirrini trurit se për ndryshe ju fusim flakën e gjithë parlamentit se faji është i juaji, ok flm”, shkruan një prej komentuesve. Komente të tjera Paska veshur këpucë kjo tregon që edhe ti reflekton, tani thuaj ndonjë fjalë për mbulimin e Skënderbeut se janë zhgënjyer shumë njerëz.

Photo of The Day për mua do të ishte kur të shkoni ti përkuleni me nder shtatores së Skënderbeut. Ju z.Rama dhe të gjithë imamët e tjerë, na e bëtë gjakun ujë edhe neve nga larg atdheut... Turp. Zoti kryeministër në Shqipëri është bërë e nevojshme një ligj për mbrojtjen e figurave kombëtare.

Shpresojmë të na japësh një përgjigje për skandalin që ndodhi në Tiranë, u mbulua Skënderbeu nga një grup morracakësh se nuk dinë akoma nga e ka prejardhjen Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat