Reshjet e shiut gjatë natës, OSHEE: Defekte në disa zona rurale

Shqipëria

Reshjet e shiut gjatë natës, OSHEE: Defekte në disa zona rurale

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 11:18
Punonjësit e terrenit të OSHEE-së po punojnë për kthimin e gjendjes në normalitet

Si pasojë e motit të keq me shira dhe erëra të forta që përfshiu vendin tonë gjatë natës dhe orëve në vazhdim, OSHEE bën me dije se në disa zona, kryesisht rurale, janë shkaktuar defekte të shumta.

Mësohet se kryesisht defektet kanë qenë të llojit këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.

Gjithashtu, një pjesë e fiderave janë stakuar si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve në rast për t'i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e TM.

Punonjësit e terrenit të OSHEE-së po punojnë për kthimin e gjendjes në normalitet dhe në kohë sa më të shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat