Defektet nga shiu, OSHEE riparon shumicën prej tyre

Shqipëria

Defektet nga shiu, OSHEE riparon shumicën prej tyre

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 14:32
Ilustrim

Si pasojë e motit të keq, me shira dhe erëra të forta (furtunë) që përfshiu vendin gjatë natës së dhe orëve në vazhdim, në disa zona kryesisht rurale të Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe fshatrat në rajonin Shkodër janë prekur më tepër nga defektet.

Megjithatë, duke ju referuar informacionit të orëve të para të mëngjesit, OSHEE bën me dije se janë riparuar defektet në rreth 75% te fiderave të stakuar.

Dëmet e shkaktuara në këputje përcjellsash, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.

Gjithashtu, një pjesë e fiderave u stakuan si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve në rast për t'i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e TM.

Nga brigadat e terrenit të OSHEE-së në të gjithë vendin po punohet me intensitet të lartë riparimin e defekteve të mbetura.

Defektet janë shkaktuar në zona rurale, ku kryesisht kalon linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit te vështirë në të cilin kalojnë linjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat