Reagim - Manjani: Lëre opozitën, mos e nga! Është e lodhur, e mplakur…

Shqipëria

Reagim - Manjani: Lëre opozitën, mos e nga! Është e lodhur, e mplakur…

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 10:46
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një reagim për opozitën shqiptare, ku pjesë e saj është edhe LSI. Manjani deklaron se opozitë është e lodhur dhe e mplakur.

Sipas tij nuk ka asnjë alternativë dhe asnjë ide, duke theksuar se “kjo opozitë krijon përshtypjen se pushteti politik në Shqipëri do ndahet ndërmjet Ramës dhe Veliajt”.

Reagimi i Manjanit

Lëre opozitën, mos e nga! Është e lodhur, e mplakur megjithë makiazhin me moshën e re…

Ajo është e shkartisur, e përçarë sa mban më. Njëra opozitë akuzon Ramën dhe mbron Veliajn e gjithë të tjerët. Tjetra opozitë sulmon Veliajn e gjithë të tjerët, por jo Ramën…

Opozita po krijon përshtypjen se pushteti politik në Shqipëri do ndahet ndërmjet Ramës dhe Veliajt…

Asgjë alternative! As ide e as mendim! Vetëm zhurmë dhe goditje taktike që i dinë vetëm ata vetë se cfarë synojnë…

Çtë thonë ata për Akademinë e Shkencave në këto kushte?! Shkenca e oponencës dhe opozitës ka kohë që është në krizë…?

Ditë e javë të mbarë, pa shkencën e morën ujrat e zeza dhe është derdhur në det… 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat