Majlinda Bregu kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në? Rama flet dhe mbyll debatin

Shqipëria

Majlinda Bregu kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në? Rama flet dhe mbyll debatin

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 10:04
Edi Rama

Prej kohësh në media ka qarkulluar lajmi se ka sinjale të mjaftueshme për të dalë në konkluzionin se Kryeministri Edi Rama ka një sjellje krejt tjetër me Majlinda Bregun, pasi e vlerëson si një person politik të vlefshëm.

Të shumtë kanë qenë zërat se Majlinda Bregu mund të mbajë postin e kryenegociatores së Shqipërisë për BE-në, por kësaj here kryeministri Edi Rama i ka vënë kapakun diskutimit.

Sipas kryeministrit, ai asnjëherë nuk e ka diferencuar apo “përkëdhelur” Majlinda Bregun. Rama thekson se ka një përpjekje të sponsorizuar për ta bërë realitet këtë histori, e cila nuk ekziston. Kryeministri e shpjegon thjeshtë këtë çështje. “Sponsorizimi” vjen dhe godet duke afruar me Ramën, demokratët që kritikojnë PD-në.

“Unë nuk shoh asnjë diferencim. Është e gjithë një histori mediatike kjo. Komisioni i Integrimit ka qenë i opozitës, dhe do të jetë i opozitës. Përsëri opozita do të ketë të drejtë të zgjedhë kryetarin.

Natyrisht që lidhet me sponsorizimin që i bëhet një përpjekje për të goditur njerëzit që kanë patur qëndrime të ndryshme brenda PD-së. Kam parë goditje të çuditshme kundër Astrit Patozit, që sdo të thotë në këtë rast se unë po përkëdhel Astritin. Është e gjitha një flluskë për të shpikur historira.

Po e përsërish, ne në çështjen e integrimt duhet të kemi përfaqësues të opozitës dhe të bashkëpunojnë. Nuk e kemi zgjedhur ne Majlinda Bregun për përfaqësuese dhe as ka patur asnjë rast apo ndonjë plan imagjinar, ndonjë ide për të pasur majlindsa bregun në qeveri.

Ndërsa përsa i përket kryenegociatores për në BE, është një çështje që do ta trajtojmë. Sigurisht që do të ishte mirë që edhe në këtë rast, personin do duhet ta zgjidhnim së bashku dhe në bashkëpunim me opozitën.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat