Nuk është më në Parlament, deputetja urim special doktor Berishës: Do t'i rikthehem klinikës...

Shqipëria

Nuk është më në Parlament, deputetja urim special doktor Berishës: Do t'i rikthehem klinikës...

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 12:36
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Një mesazh urimi për çeljen se sesionit të ri parlament, por me theksin më së shumti te ish kreu i PD-së, Sali Berisha është bërë sot nga një ish deputete e grupit të djathtë parlamentar.

Arbjola Halimi, deputete e qarkut të Elbasanit ka shkruar sot se e ardhmja e saj do të jetë në univeristet dhe në klinikën e psikologjisë për të cilën edhe është diplomuar.

Statusi

Te nderuar Miq dhe Demokrate. Ne keto ore te mbarimit te mandatit dhe fillimit te legjislatures se re parlamentare, deshiroj ti uroj suksese kolegeve te mi qe me kane lene mbresa dhe te tjereve qe kane perpara sfiden opozitare. Perpos ecejakeve ne krye te Partise Demokratike ne keto kater vite, ne mbetemi demokrate dhe shpirti yne eshte aty. Uroj qe Partia Demokratike te mbetet plebishtare opozitare ne keto 4 vite. Gezoj respekt te pakufij per njeriun qe me zgjodhi, besoi tek une dhe kishte si parim te zgjedhjes se bashkepunetoreve te tij virtytin dhe vlerat. 

Respekt te pafundem per Prof. Dr. Sali Berishen. I uroj jete te gjate e vetem gezime. Uroj te mos ja tjetersojne meritat! I uroj shendet e vetem te mira!

Nje falenderim te vecante e kam per elektoratin dhe te gjithe anetaresine e demokrateve. I jam mirenjohese gjithnje. U them se, pavaresisht veshtiresive te mos e braktisin Partine Demokratike dhe misionin e saj. Ajo eshte partia e lirise, vlerave dhe shpirtit antikomunist.

Per kureshtaret qe me kane pyetur keto dite: Do te kthehem ne universitet dhe do ti rikthehem klinikes se psikologjise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat