Presidenti Ilir Meta ka dekretuar gjatë ditës së djeshme Edi Ramën, kryeministër të Shqipërisë.
Gjatë një komunikimi për mediat Rama e ka falënderuar publikisht presidentin Meta.
“E falënderoj Presidentin e Republikës për shpejtësinë me të cilën ka reaguar duke e bërë të lehtë nga pikëpamja procedurale rrugën deri ditën e hënë”, u shpreh Rama.
Ndërkaq kryeministri u shpreh se të hënën, më 11 shtator, do të prezantohet edhe programi dhe përbërjen e kabinetit qeveritar
Dekretimi i Edi Ramës nga presidenti Ilir Meta:
Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.