Rama - deputetëve: Dhuroni gjak, të rregullojmë imazhin që 'ne i pijmë gjakun' popullit

Shqipëria

Rama - deputetëve: Dhuroni gjak, të rregullojmë imazhin që 'ne i pijmë gjakun' popullit

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 12:29
Kryeministri Edi Rama

Në fund të mbledhjes së Grupit të PS, Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave dhe deputetëve të dhurojnë gjak për fëmijët e sëmurë, pasi situata sipas tij ishte e vështirë. Rama paraqiti dy arsye themelore për t'u mbushur mendjen, të tijve: e para, se u bënte mirë për shëndetin, e dyta, se rregullon imazhin e deputetit në popull, balancon idenë se politikanët i pinë gjakun. 

Rama tha: "Do të kërkoja angazhimin e secilit prej jush. Nuk dua të bëj propagandë, por besoj se çdo prind do ta kuptojë këtë që po them. Ne në Kryeministri kemi bërë çdo vit dhurimin e gjakut, e para është mirë për interes egoist për trupin, por është edhe realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Dhe, siç a kanë treguar vitet e tjera, kur ka një lloj aktiviteti sensibilizues, ka një rritje të dhurimit.

Kështu që i kam kërkuar kryetarit të Grupit të organizojë një seancë dhurimi gjakut të deputetëve dhe kjo mirë bën edhe nga pikëpamja e imazhit të deputetit para popullit se balancon atë idenë që ne “vetëm pimë gjak” dhe krijon idenë se ne mund edhe të japim gjak.

Ndërkohë që ne mund ta bëjmë këtë në Kryeministri dhe në fund, duke parë sa gjak mungon, do t’i marrim çfarë duhet çdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS ndaj Institutit të Dhurimit të Gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat